Flash

Tronditet Mali i Zi/ 5 të vrarë në Cetinje, detajet e para

Lapsi.al 1 January 2025
Tronditet Mali i Zi/ 5 të vrarë në Cetinje, detajet e para

Të paktën pesë persona janë vrarë sot në Cetinje, ndërsa policia është në kërkim të Aco Martinoviqit nga Cetinja, raporton Vijesti.

Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendngjarja e tragjedisë, ndërsa dyshohet se numri i viktimave të vrasjeve masive është më i madh.

Festa e përgjakshme Martinoviqi e nisi në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.

Mësohet se fillimisht në atë lokal ka ndodhur një përleshje, pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Drejtoria e Policisë i ka apeluar qytetarëve të Cetinjës që të qëndrojnë të kthjellët dhe të qëndrojnë në objektet e tyre banesore, ndërsa të gjitha njësitet policore në dispozicion janë në terren dhe janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të juridiksionit të tyre me qëllim të vënies nën kontroll të situatës dhe ndjekjes penale të autorëve.

“Njoftojmë publikun se kjo është një ngjarje situative, e cila nuk është rezultat i goditjes së grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë krize, në terren janë dërguar njësitet speciale të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Komshiu plagòs babë e bir në Tiranë

Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku 34-vjeçari Kristjan Thaçi plagosi me thikë dy komshinjtë e tij dhe më pas u arratis. Të plagosur...

17:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI