Flash

Rama: Do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku do të qëndrojë edhe ne të mos jemi më

Lapsi.al 31 December 2024
Rama: Do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku do të

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale video mesazhin e tij për festën e Vitit të Ri, ku theksoi se gjatë këtij viti dhe në vitet që do të pasojnë "do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku do të qëndrojë edhe kur ne mos të jemi më".

Ja postimi i kryeministrit Edi Rama:

Ka një vit të tërë për t’u ngjitur dhe çdo vit e ka një ditë të vetme për të zbritur.

Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, po në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane.

Por sot, për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo dita e vetme për të zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona, duke pritur Vitin e Ri.

Prandaj edhe unë sonte nuk do të bëj më shumë sesa t’ju uroj të gjithëve një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI