Flash

Vràsja e të moshuarit në Durrës, autori jep dëshminë mákabre

Lapsi.al 31 December 2024
Vràsja e të moshuarit në Durrës, autori jep

Fation Janina, 39-vjeçari që u arrestua për vrasjen e të moshuarit Paulin Gina në Durrës ka pranuar krimin para autoriteteve policore, duke thënë se e vrau 82-vjeçarin për një borxh që i kishte.

Sipas 39-vjeçarit, ai ka shkuar në banesën e fqinjit të tij për t’i kërkuar një borxh prej 200 mijë lekësh, por thotë se ai i është drejtuar me fjalët ‘drogaxhi’.

Më pas ka nisur edhe sherri që siç tregon Fation Janina janë përleshur për rreth një orë, ku 82-vjeçari Gina ka tentuar ta godasë me çekiç.

‘Po, unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje që po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave.

I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për Viti e Ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë.

Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në tokë. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbylla edhe derën e jashtme te tij me çelës.

Shkova ne shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë’,-ka rrëfyer autori i krimit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI