Flash

I dënuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 8 May 2024
I dënuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në Tiranë për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Kombinat, u kap shtetasi Xh. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vdes në Zvërnec një turiste gjermane

Një turiste gjermane ka humbur jetë në Zvërnec të Vlorës. Policia bën të ditur se, 41-vjeçarja me inicialet L. K., është dërguar pa shenja jete në spitalin e...

16:50

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI