Flash

Dokumentet sekrete, shtyhet gjyqi i ish-Presidentit amerikan Donald Trump

Lapsi.al 8 May 2024
Dokumentet sekrete, shtyhet gjyqi i ish-Presidentit amerikan Donald Trump

Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump në Florida për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra është shtyrë për një kohë të pacaktuar, vendosi gjykatësja federale e kësaj çështje të martën, duke ulur ndjeshëm shanset fillimit të njërit nga gjyqet për akuza penale para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Trump, i cili është në garë për një mandat të dytë presidencial, më parë ishte planifikuar të dilte në gjyq më 20 maj për akuzat mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, por prokuroria dhe mbrojtja e kishin pranuar se gjyqi do të duhej të shtyhej.

Gjykatësja federale Aileen Cannon, e cila u emërua nga zoti Trump në vitin 2020, tha të martën se gjyqi nuk do të fillonte më 20 maj, por nuk caktoi një datë të re të fillimit të tij. Ish-Presidenti Trump është deklaruar i pafajshëm për 40 akuza federale për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete të sigurisë kombëtare në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, në shtetin e Floridës, pas largimit nga detyra në vitin 2021 dhe për pengimin e përpjekjeve të qeverisë amerikane për t'i tërhequr ato.

Trump është kandidati i pritshëm republikan për president, që pritet të sfidojë presidentin demokrat Joe Biden, i cili e mundi atë katër vjet më parë. Prokurori i posaçëm Jack Smith përballet me pengesa të mëdha për të çuar njërën nga dy çështjet federale kundër zotit Trump në gjyq përpara zgjedhjeve. Gjykatësja Cannon ende nuk ka vendosur për disa çështje ligjore thelbësore lidhur me çështjen e dokumenteve dhe ka sinjalizuar mbështetje për mbrojtjen e zotit Trump për disa çështje./ VOA

Të këshilluara

Vdes në Zvërnec një turiste gjermane

Një turiste gjermane ka humbur jetë në Zvërnec të Vlorës. Policia bën të ditur se, 41-vjeçarja me inicialet L. K., është dërguar pa shenja jete në spitalin e...

16:50

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI