Flash

Dy vajzat u mbytën bashkë me nënën dhe vëllanë në lumin Buna, nxënësit homazhe në shkollën e tyre

Lapsi.al 7 May 2024
Dy vajzat u mbytën bashkë me nënën dhe vëllanë

Mësimi në klasën e dytë të shkolles publike “Ndre Mjeda” nuk do të zhvillohet normalisht edhe ketë të martë. Në bankën e Ergesës dhe Grejsit, ku deri dje kishte libra, sot bashkemoshataret vendosën lule. Me dhimbje në shpirt, nxënësit i janë drejtuar sot shkollës për të kujtuar dy bashkëmoshataret e tyre që humbën jetën tragjikisht pasi nëna Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët.

Një prej bankave të klasës së dytë është bosh. Aty duhej të ishin ulur dy vajzat, Ergesa 9 vjeçe dhe Gresa 8 vjeçe. Mësuesit i përshkruajnë si dy nxënëset shembullore që rrezatonin vetëm mirësi. Prindërit nuk kanë fjalë të flasin për këtë tragjedi, pasi dhimbja është e madhe për të gjithë.

“Është një fatkeqësi, s’kam fjalë. Gjëra të tilla mos me ndodh kurrë. Shumë e dhimbshme, ngushëllime familjarëve. Jam pa fjalë”, shprehen një prind.

Dy vajzat humbën jetën tragjikisht, pasi nëna e tyre u vetëhodh në lumin Bunë të Shkodrës bashkë me 3 fëmijët më 2 maj. Deri më tani janë gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit. Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi dhe djalit 3 vjeç. Nëna Arrazi e mori vendimin ekstrem pas dhunës psikologjike dhe tradhtisë nga i shoqi, Erdys Arrazi i cili tashmë është vënë në pranga.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 100.1 lekë dhe do të shitet me 100.9 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93 lekë dhe do shitet me 93.9 le...

08:10

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin v...

07:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI