Flash

Kurti: Serbia propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lapsi.al 7 May 2024
Kurti: Serbia propagandon për dhunën ndaj serbëve në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka publikuar disa të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024, duke thënë se Serbia po propagandon për dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24, në Kosovë janë gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; 2 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tre vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se një serb në Mitrovicë të Veriut dyshohet se ka vrarë babain dhe vëllain, ndërsa në Graçanicë një serb dyshohet se e ka vrarë babain. Ai ka përmendur sulmin në Banjskë, ku u vranë 3 sulmues nga grupi terrorist.

“Rasti Banjska është i ndarë, ku 3 pjesëtarë paraushtarakë serbë vdiqën në shkëmbim zjarri me policinë pas vrasjes së oficerit të policisë Afrim Bunjaku më 24 shtator.”

Kurti tha se çdo person në Kosovë e di që “propaganda serbe për dhunë ndaj serbëve është propagandë”.

“Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di: propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos.”

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 100.1 lekë dhe do të shitet me 100.9 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93 lekë dhe do shitet me 93.9 le...

08:10

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin v...

07:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI