Flash

Raketat ruse godasin centralet elektrike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore

Lapsi.al 27 April 2024
Raketat ruse godasin centralet elektrike në Ukrainën qendrore dhe

Raketat ruse goditën objektet që prodhojnë energji eletrike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore të shtunën, duke e vështirësuar edhe më tej gjendjen e rrjetit të dëmtuar elektrik. Ukraina ndërkohë përballet me mungesa në armatimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, mangësi që pritet të plotësohen nga ndihma e re ushtarake e miratuar rishtazi në Shtetet e Bashkuara.

Sulmi u bë me raketa balistike dhe raketa me vetëdrejtim që lëshuan nga avionët bombardues strategjikë të nisur nga Rrethi Arktik. Ky është sulmi i katërt masiv ajror rus që vendos në objektiv sistemin e furnizimit me energji të Ukrainës që nga 22 marsi.

“Armiku sulmoi sërish me bombardime masive objektet energjitike të Ukrainës”, njoftoi DTEK-ja, kompania më e madhe private ukrainase e energjisë, duke shtuar se katër nga gjashtë termocentralet e saj kishin pësuar dëme gjatë natës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit u përpoqën të shuajnë zjarret në disa objekte energjitike në rajonet perëndimore Lviv dhe Ivano-Frankivsk, pranë kufirit me vendet anëtare të NATO-s, Poloninë dhe Rumaninë.

Pas sulmeve ndaj objekteve energjitike në rajonin qendror Dnipropetrovsk, u ndërpre edhe furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e lindjes së presidentit Volodymyr Zelenskyy, Kryvyi Rih, thanë zyrtarët.

Sistemet kundërajrore ukrainase rrëzuan 21 nga 34 raketat, njoftoi nëpërmjet një deklarate komanda ajrore ukrainase. Asnjë nga objektet e goditura nuk u identifikua me emër, një masë sigurie kjo që synon t’ia mohojë Rusisë mundësinë e vlerësimit të dëmeve nga sulmet e bëra.

Rusia, e cila filloi sulmin frontal në Ukrainë në shkurt 2022, mohon se vendos në objektiv civilët, por thotë se sistemi energjitik ukrainas është një objektiv legjitim.

Autoritetet ukrainase thanë se u plagos një punonjës i energjitikës. Gjatë natës, një spital në qytetin verilindor Kharkiv, i cili është bombarduar rëndë gjatë javëve të fundit, u godit nga një raketë. Në spital gjendeshin 60 pacientë. Nga sulmi u plagos një grua, u dëmtua godina, si dhe linjat e furnizimit me ujë dhe energji, njoftoi guvernatori rajonal./ VOA

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI