Flash

Mbyllet Konventa e PL-së/ Meta: Simpatizantët të na bashkohen në orën 20:00 te "Bulevardi i Shpresës"

Lapsi.al 27 April 2024
Mbyllet Konventa e PL-së/ Meta: Simpatizantët të na bashkohen

Pas 6 orësh janë mbyllur punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij përmbyllëse, kreu aktual i PL-së, Ilir Meta tha se kjo konventë nuk u mbyll në asnjë moment për publikun.

Ai i bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve t'i bashkohen në orën 20:00 te "Bulevardi i Shpresës", aty ku ndodhet edhe apartamenti i kreut të PD-së, Sali Berishës dhe ku prej disa muajsh mblidhen çdo natë, mbështetësit e liderit të opozitës. Ndërkohë pas përfundimit të votimit pritet edhe rezultati i zgjedhjeve në Partinë e Lirisë.

Meta: Siç e shikoni kjo konventë nuk u mbyll asnjëherë për publikun. Kush donte të fliste foli, kush donte të kandidonte kandidoi. Meqë Këlliçi dhe Balliu na nderuan, ne iu kthejmë vizitën në orën 8 te "Bulevardi i Shpresës". Ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët të na bashkohen te "Bulevardi i Shpresës". Përshëndes të gjithë simpatizantët tane që nga halli janë larguar nga vendi. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI