Flash

Kryemadhi në Konventën e PL-së: Të mos bëhet propagandë me fjalën “nepotizëm”

Lapsi.al 27 April 2024
Kryemadhi në Konventën e PL-së: Të mos bëhet

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka marrë fjalën në Konventën Kombëtare të kësaj partie. Kryemadhi ka theksuar se i qëndron fortë propozimeve të saj. Ajo tha se kërkon që të ketë një buxhet të veçantë për gratë dhe vajzat kandidate nga PL. Kryemadhi në fjalën e saj u ndal edhe te nepotizmi, çështje për të cilën kërkoi që të mos bëhet propagandë, pasi në një parti politike ka të bëjë meritokracia.

“Nuk kisha ndërmend të flisja, por përderisa isha në axhendë i qëndroj fortë dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputete apo këshillat bashkiakë. Nuk është diskriminim pozitiv, por e domosdoshme për gratë dhe vajzat. Propozimi im është për 30%, po të jetë vullneti i delegatëve e çojnë edhe më shumë. Sa i përket propozimit numër 2, për nepotizmin, i qëndroj që të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm.

Në një parti politike nuk ka të bëjë nepotizmi, por meritokracia. Në Pushtet vendoset me emërim, aty emëron kryetari apo përfaqësuesi...Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha, meqë na u përmend ligji për konfliktin e interesit. I shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë individë që ka konflikt interesi”, tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI