Flash

Meta për Berishën: Kujtojnë se e kanë izoluar, por e kanë ngjitur në podium

Lapsi.al 27 April 2024
Meta për Berishën: Kujtojnë se e kanë izoluar, por e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në tubimin poshtë ballkonit të banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në foltore ai është shprehur se Berisha po mbahet në arrest shtëpie pasi ka qenë kundër copëzimit të Kosovës e se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta për të shkatërruar pluralizmin politik të Shqipërisë.

“Oj Serbi murin ta prisha, se më thonë Sali Berisha. Po Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës, se doli kundër shpopullimit të Shqipërisë, se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta dhe te fuqia për të shkatërruar pluralizmin politik.

Ata kujtojnë se e kanë izoluar, por e kanë ndihmuar. I kanë dhënë një podium, më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe zotin, që të flasë më kthjellët. Sali Berisha ka avantazhin që këta puçistët e Ramaformës dhe Ramoviçit e kanë ngjitur lart dhe sheh më kthjellët se ne këtu poshtë.

SPAK apo SKAP nuk guxon t’i përmendë emrin Ramës në dy orë kaloi 17 vendime. Nuk po flas për PPP, për tendera sekret, për hata të tjera, këta mburren dhe thonë se po godasim pandëshkueshmërinë, duke u marrë me Sali Berishën, të cilin ka plot shqiptarë që s'e pëlqejnë, por i cili ka qenë një simbol i integritetit njerëzor dhe shtetëror”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI