Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

E dyshuar për korrupsion, Prokurori spanjoll kërkon pushimin e çështjes ndaj gruas së kryeministrit Sanchez

Lapsi.al 25 April 2024
E dyshuar për korrupsion, Prokurori spanjoll kërkon pushimin e

Autoriteti ndjekës i Madridit kërkoi të enjten pushimin e një çështjeje kundër gruas së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez. Një gjykatës në Madrid të mërkurën pranoi të shqyrtojë një ankesë private të paraqitur nga një aktiviste kundër korrupsionit kundër Begona Gomez për shitjen e dyshuar të ndikimit dhe korrupsionin e biznesit.

Më parë kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez njoftoi se do të pezullojë ushtrimin e detyrës deri në javën e ardhshme për të vendosur nëse dëshiron të vazhdojë të udhëheqë qeverinë pasi një gjykatë nisi një hetim ndaj bashkëshortes. Sanchez, tha se po shqyrton mundësinë e dorëheqjes pasi një gjykatë hapi ndaj gruas së tij një hetim për mashtrim.

"Më duhet të bëj një pushim dhe të mendoj”, shkroi Sanchez në një letër të shpërndarë në platformën e mediave sociale X, ku njoftonte se do të pezullonte ushtrimin e detyrave të tij publike deri të hënën, kohë në të cilën do të ketë marrë një vendim.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI