Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Nis me debate Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi- Ndrecajt: Nuk më shantazhoni dot, mos e ngri zërin këtu

Lapsi.al 25 April 2024
Nis me debate Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi- Ndrecajt:

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit që do të hetojë koncesionet dhe PPP e dhëna për Shëndetësinë. Kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi ka debatuar me nënkryetarin Plarent Ndrecaj për miratimin e rendit të ditës.

Vokshi i është drejtuar deputetit socialist duke i thënë se ka në mbledhjen e kaluar ka përdorur gjuhë shantazhuese dhe intimiduese, ndërsa i kërkon të mos ngrejë zërin.

DEBATI:

Vokshi: Do të doja të filloja me miratimin e shkresave.

Ndreca: Sic ju e përmendet është miratuar rendi i ditës, por u miratua me një radhë tjetër. Radha fillon me miratimin e planit të hetimit. Në komisionin hetimor janë depozituar dy planet e hetimit, nga dy palët e ekspertëve Sa kohë është depozituar plani i hetimit, referuar ligjit duhet të fillojmë nga hetimi parlamentar. Hetimi fillon pasi të miratohet plani i hetimit. Ju lutem shumë, propozimi i kolegëve të mi është që pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi planit të hetimit dhe të fillojmë hetimin.

Vokshi: Më vjen keq që ju keni ardhur për të mos hetuar, për të penguar hetimin parlamentar. Këtë e keni shprehur qartazi dje dhe sot. Keni përdorur edhe gjuhë shantazhuese dhe intimiduese. Por ju them se nuk me shantazhoni dot. Unë do zbatoj nen për nen ligjin. Miratimi i planit fillon kur janë mbledhur faktet dhe provat. Këto mblidhen pas marrjes së informacioneve nga institucionet. Në asnjë rast plani hetimor nuk miratohet pa marrë provat e duhura.

Ne kemi një objekt të komisionit, kemi bërë planin paraprak, si do hetohet sipas kërkesës që ka bërë opozita, dy koncesionet. Fillohet me kërkesat për informacion, më pas kalohet plani. Meqe ju keni depozituar një plan tjetër, do ta lexojmë, do ta diskutojmë dhe e kemi vënë si pikë të dytë të rendit të ditës, për të respektuar atë që ju keni depozituar. Unë do ju ftoja që meqë një muaj ose keni bojkotuar ose keni bllokuar, të miratojmë shkresat dhe më pas me planin tuaj. Mos e ngri zërin këtu dhe mos guxo të mos bërtasësh. Ke në mënyrë të turpshme.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI