Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Gruaja e tij akuzohet për korrupsion, kryeministri spanjoll pezullon detyrat publike: Do flas të hënën

Lapsi.al 25 April 2024
Gruaja e tij akuzohet për korrupsion, kryeministri spanjoll pezullon

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha të mërkurën se do të pezullojë detyrat publike deri javën e ardhshme për të vendosur nëse dëshiron të vazhdojë të udhëheqë qeverinë pasi një gjykatë nisi një hetim ndaj gruas së tij.

“Më duhet të ndaloj dhe të mendoj”, tha Sanchez.

"Kam nevojë urgjente për një përgjigje në pyetjen nëse ia vlen, nëse duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë apo të heq dorë nga ky nder," shkroi ai në X.

Ai tha se do të dalë para mediave të hënën për të shpallur vendimin e tij. Njoftimi tronditës erdhi pasi një gjykatë spanjolle tha më herët të mërkurën se po fillonte një hetim paraprak nëse gruaja e Sanchez, Begona Gomez, kreu një krim të shitjes së ndikimit dhe korrupsionit në biznes në marrëdhëniet e saj private. Sanchez tha se serioziteti i sulmeve që ai dhe gruaja e tij po merrnin meritonin një përgjigje të matur.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI