Flash

Gërdeci/ Mediu pas përfundimit të seancës: Të bëhet ekspertim dhe të përcaktohet shkaku i shpërthimit

Lapsi.al 24 April 2024
Gërdeci/ Mediu pas përfundimit të seancës: Të

Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për gazetarët pas përfundimit të seancës në ngarkim të tij për çështjen "Gërdeci".

Mediu kërkoi që të bëhet aktekspertim dhe të përcaktohet shkaku i shpërthimit. Ai tha se ekspertë ushtarakë që mund ta bëjnë këtë, shqiptarë ose të huaj, këtë sipas tij e vendos gjykata.

“Të bëhet aktekspertim për hamendësimet e bëra. Duhet të përcaktohet shkaku i shpërthimit. Ka ekspertë ushtarakë, si të dojë gjykatë shqiptarë ose të huaj. Nëse na kërkojnë mendim, do të sjellim emra të ekspertëve”, tha Fatmir Mediu.

Gjithashtu raportohet se SHBA ka sjellë letërporosi, sipas së cilës kërkohet pyetje e 5 shtetasve amerikanë. Lidhur me këtë, Mediu tha se parapëlqen marrjen me pyetje në një diskutim interaktiv.

“Do të konsultohemi me avokatët për qëndrimin e SHBA. Ne kërkuam diskutim interaktiv jo të ecet me letërporosi”, tha ai.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet në datën 2 maj në orën 10:00. Mediu është nën hetim për rastin e tragjedisë së Gërdecit që ndodhi më 15 mars të vitit 2008, ndërsa ish-ministri akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.

Të këshilluara

Pluhuri afrikan mbulon disa zona në Greqi

Pas Shqipërisë, pluhuri afrikan ka mbuluar disa zona të vendit fqinj Greqisë, duke u kthyer në një shqetësim për banorët. Meteorologët rekomandojnë që qytetarët...

10:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI