Flash

Dorëzoi padinë për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: GJK të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur

Lapsi.al 24 April 2024
Dorëzoi padinë për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: GJK

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese për herë të dytë padinë për mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka. Bardhi u shpreh se padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se GJK duhet të mblidhet me urgjencë dhe sipas tij të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi. Demokrati tha se po ndodh për herë të parë, që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 mijë metër katror tokë nga Xhaçka, Kuvendi refuzon që të zbatojë vendimet e drejtësisë.

Bardhi: 44 deputetë kemi firmosur padinë në GJK të Olta Xhaçkës, që mbrohet nga Edi Rama. Kuvendi ka shpallur veten sovran ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi të gjitha padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. GJK do të duhet të mblidhet me urgjencë dhe të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi. Nuk ka ndodhur kurrë që të hidhen në kosh me votë politike vendimet e GJK. Ndodh për herë të parë, që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 mijë metër katror tokë nga Olta Xhaçka, Kuvendi refuzon që të zbatojë vendimet e drejtësisë. Deputetët e opozitës nuk lënë çështjet rrugës.

Të këshilluara

Pluhuri afrikan mbulon disa zona në Greqi

Pas Shqipërisë, pluhuri afrikan ka mbuluar disa zona të vendit fqinj Greqisë, duke u kthyer në një shqetësim për banorët. Meteorologët rekomandojnë që qytetarët...

10:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI