Flash

Izraeli drejtuar palestinezëve: Mos u ktheheni në veri të Gazës

Lapsi.al 16 April 2024
Izraeli drejtuar palestinezëve: Mos u ktheheni në veri të

Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë hapën zjarr dhe vranë pesë persona, në mesin e tyre edhe banorë të zhvendosur të cilët po tentonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Qindra mijëra palestinezë u larguan nga veriu i enklavës pasi forcat izraelite nisën ofensivën e tyre, pak kohë pasi Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor.

Gjatë luftimeve, pjesë të mëdha të veriut janë shkatërruar, përfshirë shumicën e Qytetit të Gazës. Pas muajsh kufizime të vendosura nga Izraeli për hyrjen e ndihmës në veri, afër 300.000 persona që gjenden ende në atë zonë, sipas Kombeve të Bashkuara, janë buzë urisë. Megjithatë, shumë palestinezë duan që të kthehen në veri, përderisa për muaj të tëra ata janë strehuar në kampe me tenda, në shkolla të shndërruara në strehimore apo në shtëpitë e të afërmve të tyre në jug të Rripit të Gazës. Disa të tjerë janë në Rafah – qytetin më jugor të Gazës – përderisa Izraeli ka deklaruar se ka në plan që ta sulmojë këtë vendbanim me qëllim që të shkatërrojë Hamasin.

Në orët e vona të së hënës, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u takua me zyrtarët kryesorë që po punojnë në përgatitjet për pushtimin në Rafah, tha zyra e tij. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, ka kundërshtuar ofensivën e planifikuar, duke thënë se do të rrezikonte 1.4 milion palestinezët që vlerësohet se janë strehuar në Rafah. Zyra e Gallantit tha se në takim është diskutuar edhe për planet për evakuimin e civilëve dhe zgjerimin e dërgesave ushqimore dhe pajisjeve mjekësore në Gazë.

Izraeli, që ka reduktuar numrin e ushtarëve në mbarë Gazën, vazhdimisht ka kundërshtuar thirrjet që të lejojë palestinezët të kthehen në veri të territorit, duke argumentuar se luftëtarët e Hamasit po vazhdojnë të operojnë në atë zonë. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se palestinezët duhet të qëndrojnë në jug të Gazës, pasi tha se veriu “është zonë luftuese e rrezikshme”.

Si pasojë e luftës Izrael-Hamas, në Gazë janë vrarë afër 34.000 persona dhe janë plagosur më shumë se 76.000 të tjerë, sipas shifrave të prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë në këtë enklavë. Izraeli ka thënë se ka vrarë më shumë se 12.000 luftëtarë të Hamasit gjatë luftimeve, por nuk ka paraqitur prova për të mbështetur këtë pretendim. Ndërkaq, në sulmin e 7 tetorit, Hamasi vrau 1.200 persona në Izrael dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë./ REL

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një person në Devoll

Një i moshuar është gjetur i pajetë mbrëmë në një pus me ujë në Devoll. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. Ll. 83 vjeç, ba...

08:07

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI