Flash

Kuvendi vendos sot për dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 11 April 2024
Kuvendi vendos sot për dërgimin e mandatit të Xhaçkës

Kuvendi do të vendosë ditën e sotme mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, nëse do dërgohet apo jo për verifikim në Gjykatën Kushtetuese. Në vendimin e Këshillit për Mandatet për çështjen “Xhaçka” thuhet se kur e 1/10 e deputetëve ngrenë një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti, kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në “Kushtetuese”. Kjo pikë e rendit të ditës pritet të sjellë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Partia Socialiste ende nuk e ka bërë publik qëndrimin që do mbajë mbi mandatin e Xhaçkës. Nga ana tjetër, deri më tani në Kuvend është depozituar raporti i opozitës, përmes së cilit kërkohet që mandati i Xhaçkës të dërgohet në Kushtetuese për verifikim. PS deklaroi se do të përgatisë një raport deri të mërkurën, që pritet të prezantohet sot.

Kujtojmë se në qershorin e 2022-it opozita dërgoi në kuvend mocionin që kërkonte që papajtueshmëria e mandatit të Olta Xhaçka të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese. Sipas opozitës ish-ministres së Jashtme Xhaçka duhet t’i hiqet mandati i deputetes pasi është në konflikt interesi me shpalljen nga qeveria të bashkëshortit të saj, Artan Gaçi si investitor strategjik.

Pas ankimimit në janarin e një viti më parë “Kushtetuesja” ia njohu këtë të drejtë opozitës dhe kërkoi që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga kjo gjykatë pasi të votohet në parlament. Më shumë se një vit nga ky vendim i “Kushtetueses” që detyron Kuvendin të miratojë kërkesën e opozitës do të përcaktohet sot nëse fati i mandatit të Xhaçkës do të shqyrtohet ose jo në themel nga Gjykata Kushtetuese.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI