Flash

Bardhi për mandatin e Xhaçkës: Për llogari të kryeministrit u goditën hapur anëtarët e GJK

Lapsi.al 9 April 2024
Bardhi për mandatin e Xhaçkës: Për llogari të

Pas mbarimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi po mban një konferencë për shtyp.

Ai tha se kryeministri Rama dhe kryetari i b Bashkisë Tiranë Erion Veliaj sulmuan institucionet e drejtësisë.

“Shpreh shqetësimin për sulmin e mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë. Nervozizmi i shtuar i kryeministrit në raport me hallet që e kanë zënë me drejtësinë për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsioni, e ka kthyer nga njeriu që gjoja mbështeste drejtësinë në anatemuesin më të madh të këtyre institucioneve.

Që nga dita kur nxorëm faktet mbi të vëllanë, ai i dha mesazh SPAK ccduhet të bënte në lidhje me hetimet për përfshirjen e Olsi Ramës me laboratorin e Xibrakës.

Intimidim që nuk duhet të merret në konsideratë nga drejtësia që ka detyrë t’i provojë opinionit publik se nuk intimidohet edhe kur preken njerëz të afërt me Ramën.

Pamë sulm të koordinuar mes Veliaj dhe Ramës ndaj SPAK në lidhje me korrupsionin në bashkinë Tiranë.

Kulmi arriti dje ku në Konferencën e Kryetarëve, për llogari të Ramës, njeriut që ka firmosur investimin strategjik për Xhacckën, sulmuan hapur anëtarët e GJK, duke shpallu madje atë që nuk është dëgjuar në 33 vite, se GJK nuk i imponohet dot Kuvendit.

Duke zhbërë kështu sistemin demokratik.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI