Një 40-vjeçar në Tiranë u arrestuar pasi tentoi të korruptojë një polic rrugor. Drejtuesi i mjetit u konstatua duke kryer një parakalim të gabuar dhe pas verifikimeve, rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit.
I kapur në shkelje shtetas me iniciale A.Sh. ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të policisë ryshfet dhe është vënë menjëherë në pranga. Deri më tani ka shkuar 36 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.