Flash

Grupet kriminale shqiptare pozicionohen në Amerikën e Jugut, shtrihen edhe në Lindjen e Mesme

Lapsi.al 5 April 2024
Grupet kriminale shqiptare pozicionohen në Amerikën e Jugut, shtrihen

Përmes raportit për vitin 2023, Prokuroria e Posaçme ka identifikuar shtrirjen e grupeve kriminale shqiptare nëpër tregjet e botës të trafikut të drogës. Ata janë të pozicionuara në Amerikën e Jugut, ndërsa harta e aktivitetit të tyre po zgjerohet në tregjet kriminale në Lindjen e Mesme ku sigurojnë "kokainë”, “heroinë”,“marijuanë” dhe “risinë”, për t'i trafikuar më pas drejt Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të tjera të BE-së.

Në raportin e SPAK thuhet se grupet kriminale shqiptare janë pozicionuar mjaft mirë në disa shtete të Amerikës së Jugut, duke arritur të konkurrojnë edhe organizatat kriminale vendase. Grupet kanë arritur të korruptojnë dhe të kenë akses në nivele të larta qeverisëse, të korruptojnë segmente të agjencive ligjzbatuese dhe të krijojnë mekanizma mbrojtës efektiv.

E ndërsa Franca është shfrytëzuar si vend strehimi nga drejtues të organizatave kriminale të rëndësishme, të cilët i janë fshehur ndjekjes penale në Shqipëri, në Spanja grupet kriminale po investojnë paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal.

Gjermania po përdoret si destinacion i përzierjes së drogave të forta. Tendencë e rëndësishme është dhe shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve në vendet skandinave siç është Danimarka, Norvegjia dhe Suedia.

Vihet re se, Porti i Durrësit po përdoret edhe nga grupe kriminale të Maqedonisë së Veriut për trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës në Itali dhe më pas në shtete të tjera të BE-së.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI