Flash

Disfatë në zgjedhjet lokale, Erdogan: Nuk është fundi për ne

Lapsi.al 1 April 2024
Disfatë në zgjedhjet lokale, Erdogan: Nuk është fundi

Pas humbjes në zgjedhjet lokale, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim për qytetarët. Pavarësisht rezultateve jo të favorshme në këto zgjedhje, Edrogan tha se 31 marsi nuk është fundi, por vetëm një pikë kthese. Ai shtoi se arsyet e kësaj rënieje do t’i analizojnë në nivel lokal.

“31 marsi për ne nuk është fundi, është një pikë kthese. Edhe pse ende nuk janë finalizuar, rezultatet e sondazhit tregojnë se ne kemi humbur terren në të gjithë vendin. Natyrisht, arsyet e kësaj rënieje do t’i analizojmë në nivel lokal. Aty ku humbasim, aty ku kemi mbetur prapa, do të identifikojmë arsyet dhe do të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme”, tha ai.

Presidenti turk hodhi poshtë skenarët e zgjedhjeve të parakohshme pas rezultatit, duke thënë se Turqia ka më shumë se katër vjet përpara nga zgjedhjet e ardhshme, për të cilat duhet të jetë e përgatitur.

Të këshilluara

Vritet me thikë një 18-vjeçar në Tiranë

Policia njofton se rreth orës 21:50 të kësaj të diele, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete,...

22:52

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI