Flash

Diddy paditet sërish për sulm se*sual

Lapsi.al 27 February 2024
Diddy paditet sërish për sulm se*sual

Një padi e re u ngrit kundër Sean “Diddy” Combs të hënën duke pretenduar se ai ngacmoi një nga producentët e tij të muzikës.

Padia pretendon se, ndërsa dyshja punonin në albumin e nominuar për Grammy të vitit 2023, The Love Album: Off the Grid, Combs e përqafoi, e ngacmoi dhe kërcënoi producentin, e shtyu atë të konsumonte dr0gë.

Padia është  veprimi i gjashtë i tillë i ngritur kundër Combs, muajt e fundit, dhe i pari që përfshin një paditës mashkull. Producenti, Rodney “Lil Rod” Jones, pretendon se jeta e tij  ka ndryshuar për keq që nga” 2022, kur ai ra dakord të ndihmonte Combs për këngën e tij të re.

Midis shtatorit 2022 dhe nëntorit 2023, Jones dyshohet se iu nënshtrua ngacmimeve seksuale “të vazhdueshme” nga reperi.

Ish-partnerja e tij Cassie gjithashtu e ka akuzuar  në nëntor të vitit 2023. Ajo pretendon se Diddy e ka përdh*nuar gjatë kohës që ishin bashkë, e ka goditur fizikisht dhe për një periudhë kohore i ka kontrolluar çdo aspekt të jetës, duke e izoluar totalisht.

Pas padisë së Cassie, një tjetër padi tronditëse erdhi nga modelja e një videoklipi të tij, Joie Dickerson-Neal. Ajo pretendon se në vitin 1991, Diddy e dr0goi, e sulmoi seksualisht dhe e regjistroi sulmin pa dijeninë e saj, kur ajo ishte studente.

Jane Doe gjithashtu ka akuzuar Sean Combs (Diddy), Harve Pierre dhe një njeri të tretë për përdh*nim dhe trafikim në moshën 17-vjeçare./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta muzikanti Peter Morgan

Muzikanti Peter ‘Peetah’ Morgan ka vdekur në moshën 46-vjeçare. Ikona e zhanrit reggae, i cili ishte këngëtari kryesor i Morgan Heritage, vdiq të dielën, kon...

13:49

Dalin në ankand veshjet e artisteve

Veshjet e veshura nga legjendat e pop-it, Madonna, Lady Gaga dhe e ndjera Whitney Houston, do të dalin në një ankand të 27 shkurtit në Beverly Hills. Njëri ë...

16:45

Ndahet nga jeta aktori i “Star Trek”

Kenneth Mitchell, aktori që u shfaq në “Captain Marvel” dhe një serial “Star Trek”, ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare. Aktori u diagnostikua me ALS – e n...

14:39

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI