Flash

Kënga e fundit e Timberlake dedikim për Britney Spears?

Lapsi.al 25 February 2024
Kënga e fundit e Timberlake dedikim për Britney Spears?

Justin Timberlake publikoi dje këngën e re me titull “Drown”,  i cili do të jetë pjesë e albumit të ri të artistit, "Everythig i thought it was", që do të publikohet në 15 mars.

Fansat kanë nisur menjëherë komentet se kjo këngë e re është një dedikim për Britney Spears.

Hiti ka në qendër një marrëdhënie dashurie që ka shkuar keq, sidomos pasi ish-i foli dhe tregoi se cilët ishin ata si çift në të vërtetë.

Hamendësimet se kënga ka të bëjë me Spears kanë ardhur  pasi kjo e fundit foli hapur në librin “The woman in me” që u publikua tetorin e kaluar, ku artistja zbuloi detaje nga marrëdhënia që përfundoi në ndarje mes saj dhe Justin.

Dyshja e famshme u ndanë pas thashethemeve se Britney e tradhtoi Timberlake me koreografin Wade Robson.

Justin, sigurisht që nuk e ka konfirmuar nëse kënga është dedikim për të, por një burim për Us Weekly tha se: “Justin e kishte menduar faktin se Britney do fliste në libër për raportin mes tyre, por në terma më të përgjithshëm dhe jo gjëra aq personale, gati të ndyra,” u shpreh ai.

Pas gjithë situatave që solli libri, Britney i kërkoi Justin-it falje publikisht në Instagram duke u shprehur se: "Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat për të cilat kam shkruar në librin tim," shkroi Spears krahas një videoje të Timberlake duke performuar në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon.

“Nëse kam ofenduar ndonjë nga njerëzit që kam dashur shumë, sinqerisht më vjen shumë keq,” vijoi Spears./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Çmimet SAG: Lista e plotë e fituesve

Çmimet SAG u zhvilluan dje në Los Angeles, për të vlerësuar performancat më të mirë të aktorëve. Barbie dhe Oppenheimer udhëhoqën mbrëmjen me më shumë nomini...

13:51

Rrëzohet padia ndaj Steven Tyler

Një padi që akuzonte Steven Tyler të Aerosmith për sulm se*sual ndaj një adoleshenteje dekada më parë është hedhur poshtë. Të mërkurën, gjykatësi i qarkut të...

17:52

John Cena flet për rolin në "Barbie"

John Cena ka zbuluar së fundmi arsyen pse ai përfundimisht vendosi të merrte një rol në Barbie, pavarësisht se agjencia e tij fillimisht tha se roli i të luajtu...

16:44

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI