Flash

Chiara Ferragni reagon pas lajmeve për ndarje nga Fedez

Lapsi.al 25 February 2024
Chiara Ferragni reagon pas lajmeve për ndarje nga Fedez

Chiara Ferragni ka dhënë së fundmi një intervistë për “Corriere Della Sera” ku foli ndaj aludimeve se i ka dhënë fund marrrëdhënies me reperin Fedez.

E qeshur, me unazën e martesës në gisht dhe me shpresën se gjërat do bëhen më mirë, kështu u prezantua Ferragni nga gazetarët në intervistë.

Kur u pyet pse i ka kaluar fundjavat e fundit pa bashkëshortin ajo u përgjigj:

“Edhe herë të tjera nuk ka qenë aty. Por ka shumë raste që është. Gjithsesi, ai është bashëshorti im dhe sipas mendimit tim,në situata të vështira është më mirë që gjërat të mbeten mes çiftit”.

Ajo vijoi: “Kushdo mund të thotë çdo gjë për ne. Fundja, çdo gjë ne bëjmë përflitet. Për mua rëndësi ka të bëj gjënë e duhur duke i mbajtur problemet tona për vete”.

Mendohet se krisja mes dyshes ka ardhur që nga festivali i Sanremos së vitit të kaluar, kur Fedez u puth në skenë me artistin, Rosa Chemical, ndërsa nuk i dha vëmendjen e duhur partneres së tij që ishte bashkëprezantuese në festivalin e famshëm./Lapsi.al

Të këshilluara

Rrëzohet padia ndaj Steven Tyler

Një padi që akuzonte Steven Tyler të Aerosmith për sulm se*sual ndaj një adoleshenteje dekada më parë është hedhur poshtë. Të mërkurën, gjykatësi i qarkut të...

17:52

John Cena flet për rolin në "Barbie"

John Cena ka zbuluar së fundmi arsyen pse ai përfundimisht vendosi të merrte një rol në Barbie, pavarësisht se agjencia e tij fillimisht tha se roli i të luajtu...

16:44

Wendy Williams diagnostikohet me demencë

Wendy Williams është diagnostikuar me demencë frontotemporale si dhe afazi, njoftoi ekipi i saj të enjten në mëngjes. “Siç janë të vetëdijshëm fansat e Wendy...

17:57

Ndahet nga jeta aktori i “The Office”

Ewen MacIntosh, i njohur më së miri për rolin e tij si "Big Keith" në versionin në Mbretërinë e Bashkuar të "The Office", ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare....

16:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI