Flash

Tom Cruise i jep fund lidhjes me Elsina Khayrova

Lapsi.al 22 February 2024
Tom Cruise i jep fund lidhjes me Elsina Khayrova

Aktori Tom Cruise i ka dhënë fund lidhjes me trashëgimtaren ruse Elsina Khayrova.

Personazhi i “Mission: Impossible”, Cruise nisi një lidhje me Khayrovan në fund të vitit të kaluar, shkruan The Sun.

Ndarja e tyre erdhi vetëm disa ditë pasi Cruise kishte takuar fëmijët e Khayrova-s.

Ajo ka një djalë dhe një vajzë nga martesa  me oligarkun rus dhe tregtarin e diamanteve Dmitry Tsvetkov.

Kur lajmet për romancën e tyre u publikuan, Tsvetkov tha për DailyMail: “Pavarësisht se me këdo që është, Tom Cruise apo këdo tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat më të bukura në jetë dhe ka shije të shtrenjta dhe luksoze. Tom duhet t'i mbajë sytë dhe portofolin e tij të hapur."/Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i “The Office”

Ewen MacIntosh, i njohur më së miri për rolin e tij si "Big Keith" në versionin në Mbretërinë e Bashkuar të "The Office", ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare....

16:46

Jimmy Kimmel heq dorë nga talk show?

Jimmy Kimmel la të kuptohej se emisioni i tij  do të përfundojë pasi kontrata e tij të skadojë në 2025. “Mendoj se kjo është kontrata ime përfundimtare. E ur...

18:17

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI