Flash

Vin Diesel konfirmon fundin e “Fast & Furious”

Lapsi.al 25 February 2024
Vin Diesel konfirmon fundin e “Fast & Furious”

Vin Diesel ka konfirmuar së fundmi se filmi i ardhshëm i “Fast and Furious” do të jetë i fundit.

Në një postim në Instagram, Diesel u dërgoi një mesazh fansave, duke i falënderuar për entuziazmin dhe mbështetjen e tyre ndër vite.

Aktori shkroi: “Sapo mbarova takimin e Fast të fundjavës me shkrimtarët dhe të gjithë ekipin… të thuash se emocioni për finalen tonë ka qenë tepër i fortë është një nënvlerësim. Uau. Kaq emocionuese.

Ndërsa të gjithë po shkonin drejt fundjavës plot energji dhe emocione, mendova për ju të gjithë… M’u kujtuan herët e panumërta kur entuziazmi dhe pasioni juaj u bënë forca shtytëse e rrugëtimit tonë krijues. Përkushtimi juaj për sagën tonë ka pasur një ndikim unik në suksesin dhe evolucionin e saj… siç do të thoshte vajza ime më e vogël, është i thellë.

Faleminderit që jeni shtylla kurrizore e kësaj epike globale që falë jush shkon përtej ekranit. Kjo finale e madhe nuk është thjesht një fund – është një festë e familjes së jashtëzakonshme që kemi ndërtuar së bashku. Shpresojmë t’ju bëjmë krenarë!”, shkroi ai në Instagram./Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Rrëzohet padia ndaj Steven Tyler

Një padi që akuzonte Steven Tyler të Aerosmith për sulm se*sual ndaj një adoleshenteje dekada më parë është hedhur poshtë. Të mërkurën, gjykatësi i qarkut të...

17:52

John Cena flet për rolin në "Barbie"

John Cena ka zbuluar së fundmi arsyen pse ai përfundimisht vendosi të merrte një rol në Barbie, pavarësisht se agjencia e tij fillimisht tha se roli i të luajtu...

16:44

Wendy Williams diagnostikohet me demencë

Wendy Williams është diagnostikuar me demencë frontotemporale si dhe afazi, njoftoi ekipi i saj të enjten në mëngjes. “Siç janë të vetëdijshëm fansat e Wendy...

17:57

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI