Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Kanye West sulmon gazetaren pas pyetjes së saj për Bianca

Lapsi.al 30 January 2024
Kanye West sulmon gazetaren pas pyetjes së saj për Bianca

Kanye West i rrëmbeu telefonin nga dora një gazetareje pasi ajo e pyeti nëse gruaja e tij, Bianca Censori, ka "vullnet të lirë".

Incidenti, i cili u kap në një video nga TMZ, ndodhi teksa reperi i "Flashing Lights" ishte rrugës për në ceremoninë Walk of Fame të Charlie Wilson në Bulevardin Hollywood.

Në video, ajo iu afrua West nga pas, duke e pyetur: "Njerëzit duan të dinë nëse Bianca ka vullnetin e saj të lirë pasi disa njerëz thonë se ju po e kontrolloni atë ..." Mirëpo, para se të përfundonte fjalinë e saj, reperi u kthye drejt saj dhe ia rrëmbeu telefonin nga duart.

Pavarësisht se nuk shikohej gjë, ai dëgjohej duke i thënë: “Mos më bëj të tilla pyetje. A je e cmendur?" Ai vazhdoi, "Unë jam një legjendë, unë jam këtu për të mbështetur Charlie Wilson dhe ju  më pyesni disa budallallëqe për gruan time. Ajo është gruaja ime."

West  vazhdoi të qortonte gazetaren duke e pyetur nëse ajo kishte ndonjë "vullnet të lirë" ose nëse "punon për djallin". Ndërsa ajo iu lut që t'i kthente telefonin, disa njerëz mund të dëgjoheshin duke u përpjekur për të qetësuar situatën.

Ndërveprimi vjen pasi u shfaqën raporte se Kanye e ka ndaluar gruan e tij të përdorë mediat sociale për mbrojtjen e saj. Sipas Daily Mail, reperi dyshohet se e ndalon Censorin të përdorë aplikacionet për të shmangur komentet negative. Megjithatë, kjo lëvizje e ka “izoluar” atë.

“Ai e bindi atë se, duke qenë se ajo është një yll tani, duhet të mbetet një mister dhe është rrëqethëse për ata që e njohin pasi ndihet si një formë tjetër kontrolli", u shpreh burimi./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI