Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Britney Spears i kërkon falje publike Justin Timberlake

Lapsi.al 30 January 2024
Britney Spears i kërkon falje publike Justin Timberlake

Britney Spears i kërkoi falje ish-të dashurit Justin Timberlake të dielën pasi ajo bëri disa pretendime për këngëtarin e "Cry Me a River" në kujtimet e saj "The Woman in Me".

“Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat që kam shkruar në librin tim. Nëse kam ofenduar ndonjë nga njerëzit për të cilët kam ende dashuri më vjen shumë keq”, shkroi Spears, në një postim në Instagram të Timberlake,duke u shfaqur në "The Tonight Show Starring Jimmy Fallon".

“Doja të thoja gjithashtu se jam e dashuruar me këngën e re të Justin Timberlake ‘Selfish’”, shtoi Princesha e Pop-it. Ps 'Sanctified' është gjithashtu wow".

Kërkimi i faljes vjen pasi këngëtarja e "Toxic" pretendoi se Timberlake e tradhtoi atë kur ishin në lidhje nga viti 1999 deri në 2002. Spears gjithashtu pretendoi se ish-anëtari i *NSYNC e detyroi atë të bënte një abort.

“E doja shumë Justinin. Mendoja se një ditë do të kishim një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët se sa e kisha parashikuar”, shkroi këngëtarja. “Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj.”

“Jam i sigurt se njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të ndërprisja shtatzaninë. Nuk e di nëse ky ishte vendimi i duhur”, vazhdoi Britney, e cila së fundmi u nda nga bashkëshorti i saj 29-vjeçar, Sam Asghari. “Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte aq i sigurt që nuk donte të bëhej baba.”/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI