Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Reagimi i Justin Timberlake pas sulmit nga fansat e Britney

Lapsi.al 29 January 2024
Reagimi i Justin Timberlake pas sulmit nga fansat e Britney

Justin Timberlake ka publikuar muzikën e tij të parë pas pak kohësh, por nuk është pritur shumë mirë nga mbështetësit e ish partneres së tij. Britney Spears.

Timberlake publikoi "Selfish", këngën e tij të parë dhe videon muzikore nga albumi i tij i gjashtë i ardhshëm në studio, "Everything I Thought It Was", të enjten në mëngjes.

Por publikimi u la në hije kur fansat e sulmuan atë duke komplotuar për të shkarkuar dhe transmetuar një këngë të Britney të vitit 2011. Të premten, kënga e Spears arriti në vendin e parë në iTunes në SHBA, pasie Justin shkoi në vendin nr. 3.

Pavarësisht, burime të afërta me ish-anëtarin e NSNYC kanë treguar se ai nuk do ta lërë atë ta rrëzojë.

"Ai është shumë i lumtur që do të performojë përsëri dhe po punon për muzikë të re. Ai ka për qëllim të kalojë mirë tani,"  u shpreh burimi.

Këngëtari ka nisur një promo të madhe për projektin duke përfshirë ndalesat në Nju Jork në "The Tonight Show with Jimmy Fallon" dhe prezantimin e "Saturday Night Live". Për më tepër, ai njoftoi turneun botëror "The Forget About Tomorrow" që fillon në Vancouver, BC, më 29 prill./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI