Flash

Kanye West paditet për sulm ndaj një fansi

Lapsi.al 10 January 2024
Kanye West paditet për sulm ndaj një fansi

Kanye West është paditur për sulm mbi një incident të supozuar të vitit 2022 që la një burrë të shpërfytyruar.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ , Justin Poplawski po pretendon se West e goditi atë në mënyrë të përsëritur pasi ai i kërkoi reperit kontrovers një autograf.

Viktima e supozuar pohoi se më 13 janar 2022, ai po priste jashtë një hoteli për të marrë autografin e West, kur reperi "Heartless" i tha atij që "Mu zhduk nga këtu përpara se të të rrah.” Më pas, 46-vjeçari dyshohet se kërcënoi se do e bënte shembull Poplawski.

Ky i fundit i cili më parë kishte marrë nënshkrimin e West pa asnjë problem, pretendoi se ai më pas e goditi atë dhe e pyeti: "Pra, a dëshiron të sulmohesh realisht?"

Viktima e supozuar tani po kërkon një shumë të paspecifikuar dëmshpërblimi për të mbuluar faturat mjekësore për shkak të shpërfytyrimit të tij të supozuar, të ardhurave të humbura dhe dhimbjes dhe vuajtjes mendore.

Edhe pse padia u ngrit së fundmi, incidenti fillimisht u hetua, por reperi nuk u akuzua pasi Zyra e Prokurorit të Qytetit të LA vendosi se nuk kishte "nuk kishte gjasa të arsyeshme për dënim".

Në atë kohë, avokati i Kanye, Michael Goldstein,tha se përfundimi vërtetonte se "klienti i tij nuk bëri asgjë të keqe".

Avokati i mbrojtjes penale pretendoi se “video dhe fotografi të ofruara në zyrën e Prokurorit të qytetit konfirmuan se ky individ ndoqi klientin tim në tre vende të ndryshme për një periudhë të shkurtër kohore dhe në fund e priti atë në hotelin e tij ku ai iu afrua klientit tim në orën 3 të mëngjesit." “Ai hyri edhe një herë në hapësirën personale të klientit tim, gjë që ishte e papranueshme”, tha Goldstein./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI