Flash

Shpallet vendimi për ASAP Rocky pas akuzës për sulm

Lapsi.al 9 January 2024
Shpallet vendimi për ASAP Rocky pas akuzës për sulm
A$AP Rocky u deklarua edhe një herë i pafajshëm për dy akuza për sulm me një a*më zjarri gjysmë automatike të hënën, në gjykatën penale në qendër të Los Anxhelosit. Dalja në gjykatë e Rocky-t vjen dy muaj pasi gjyqtari i Gjykatës së Lartë M.L. Villar vendosi se artisti do të duhet të dalë në gjyq për dyshimin se ka qëlluar në drejtim të mikut të tij të fëmijërisë, A$AP Relli, jashtë hotelit W. në Hollywood më 6 nëntor 2021. Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, më parë u deklarua i pafajshëm për dy akuzat në gusht 2022. Një seancë paraprake u mbajt më pas për të përcaktuar nëse kishte prova të mjaftueshme për ta çuar çështjen në gjyq. Në vazhdën e vendimit të gjykatësve se Rocky do të duhej të dilte në gjyq, ai ishte i detyruar të paraqiste përsëri deklarimin e tij të pafajësisë të hënën. Një seancë paraprake është caktuar për më 6 mars.
 Çështja e tij ka pasur disa kontradikta, pasi në nëntor, një detektiv i Los Angeles dëshmoi se kamerat e vëzhgimit në zonën ku ka ndodhur sulmi, dukej një burrë i ngjashëm si A$AP Rocky, duke mbajtur një armë në duar. Detektivi dëshmoi se personi në foto ishte reperi. Pas marrjes në pyetje nga avokati i Rocky-t, ai tha se oficerët nuk gjetën gëzhoja në vendngjarje, por viktima e pretenduar, Terell Ephron, i njohur edhe si A$AP Relli, u shpreh se ishte kthyer në vendngjarje dhe kishte gjetur vetë gëzhoja.

Në prill të vitit 2022, reperi u arrestua në aeroportin e Los Angeles në lidhje me çështjen, pasi sapo ishte kthyer nga pushimet me Rihanna-n, asokohe shtatzënë./Lapsi.al

Të këshilluara

Dalin në ankand skenarët e "Friends"

Skriptet origjinale nga shfaqja "Friends" u gjetën brenda komodinës së një ish-punonjësi - dhe tani po dalin në ankand. Një burrë 60-vjeçar në pension, i cil...

14:22

Jennifer Lopez flet për fotot e Ben Affleck

Jennifer Lopez nuk shqetësohet për fotot e  bashkëshortit Ben Affleck që bëhen vazhdimisht virale. “Ben po shkon mirë. Nuk duhet të shqetësoheni për Benin, "...

16:57

Patrick Adams flet për spinoff-in e "Suits"

Anëtarët e firmës ligjore Pearson Hardman u ribashkuan në çmimet Golden Globes 2024. Patrick Adams foli për një spinoff të mundshëm të "Suits" në tapetin e kuq ...

14:38

Lista e fituesve të Golden Globe 2024

Disa nga të famshmit më të mëdhenj të Hollivudit u mblodhën të dielën për ndarjen e 81-të të çmimeve Golden Globe! Shfaqja -- e drejtuar nga komediani dh...

13:07

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI