Flash

Balerina Isida Mollaymeri i jep fund beqarisë

Lapsi.al 2 January 2024
Balerina Isida Mollaymeri i jep fund beqarisë

Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka zbuluar se së shpejti do të celebrojë dashurinë e saj në martesë.

E ftuar në emisionin "Living Room", balerina  rrëfeu se këtë vit do të ketë dasmë pasi po planifikon të krijojë familje.

“Unë çdo vit bëj listë. Kam shumë vite që e bëj këtë gjë. Dhe në fund fare bëj check, çfarë kam realizuar dhe çfarë jo. Mendoj se është shumë mirë t’i vesh vetes objektiva. Unë këtë vit kam objektiv të krijoj familje. Do të kemi dasmë”, tregoi Mollaymeri.

Ajo foli për herë të parë rreth romancës së saj të dashurisë gjatë një interviste për “Top Albania Radio” .

“Po jam në një lidhje dashurore. Partneri im ka pranuar një artiste në shtëpi dhe kjo nuk është diçka e lehtë. Ne artistët jemi të lirë, jemi egoist, nuk kemi kohë, i përjetojmë gjërat ndryshe. Ne nuk rrimë asnjëherë në një vend, duam vëmendjen, kemi disa gjëra specifike ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mua më pëlqen partneri që kam, nuk e shikoj shumë pjesën e jashtme, shoh mënyrën se si sillet me mua dhe se si sillet me të tjerët. Nuk jam shquar për të pëlqyer meshkujt e bukur. Të gjitha shoqet i kam shumë më të bukura se vetja por ka qenë rastësi”, u shpreh atëherë Isida./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndalohet shitja e Apple Watch në SHBA

Versionet më të reja të Apple Watch janë ndaluar nga shitja në SHBA për shkak të një mosmarrëveshjeje për të drejtat e autorit. Ndalimi është rezultat i një ...

15:07

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI