Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Francia Raísa flet për raportin me Selena: Nuk kemi folur për 6 vite

Lapsi.al 31 December 2023
Francia Raísa flet për raportin me Selena: Nuk kemi folur për 6

Francia Raísa ka zbuluar së fundmi se nuk foli me Selena Gomez për gjashtë vjet.

Aktorja e "How I Met Your Father" u tregua e  sinqertë për miqësinë e saj të vështirë me themeluesen e Rare Beauty pas pajtimit të tyre gjatë verës.

“Është ende çmenduri për mua që njerëzit u investuan në miqësinë tonë”, tha ajo për USA Today në një artikull të botuar të enjten. “Nuk e mbaj mend se kur ndodhi saktësisht, por më kujtohet që isha në St. Tropez në qershor dhe po flisja për të. Ne nuk kemi folur shumë për 6 vite. Sidomos gjatë vitit të kaluar, nuk kemi kontaktuar fare”.

Në korrik, Gomez publikoi në Instagram një urim për Francia-n për ditëlindjen e saj të 35-të.  Gjatë kësaj periudhe, ato u rilidhën me njëra-tjetrën. “Nuk e di pse universi vendosi për këtë moment. Ajo më kontaktoi dhe tha: “Le të flasim”.

Francia, 35 vjeç dhe Selena, 31 vjeç, ndezën thashethemet se kishin shkëputur marrëdhëniet kur Selena u shpreh se mikesha më e afërt e saj në industri është Taylor Swift. Menjëherë njerëzit reaguan duke e quajtur mosmirënjohëse ndaj shoqes që i dhuroi organin e saj. Gjithsesi, Francia theksoi se mes tyre nuk ka pasur zënkë. “Kur u rilidhëm sërish, ishim njerëz më të mirë. Ajo dhe unë po e njihnim njëra-tjetrën sërish”.

Pasi Sel u shpreh se Tay ishte mikesha e saj më e afërt, Francia komentoi "interesante" dhe e hoqi këngëtaren nga Instagram-i.  Gomez më pas shkoi në TikTok për të thënë: "Më falni që nuk përmenda çdo person që njoh".Ndërkohë, Raísa shpjegoi se nuk ishte penduar që i dha një veshkë këngëtares së "Lose You to Love Me", pavarësisht raportit të tyre./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Vanessa Bryant akuzohet për racizëm

Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe, është akuzuar për racizëm nga një personalitet i shquar i internetit. Kobe, i cili ishte me ngjyrë, u nda nga jeta në v...

17:39

Cardi B mohon rikthimin me Offset

Cardi B së fundmi ka reaguar ndaj aludimeve se u rikthye me burrin e saj, Offset, pasi çifti u ribashkua për Krishtlindje me fëmijët e tyre. Një artikull vir...

17:02

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI