Flash

Ndahet nga jeta aktori Kamar de los Reyes

Lapsi.al 26 December 2023
Ndahet nga jeta aktori Kamar de los Reyes

Aktori Kamar de los Reyes ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare.

Sipas raporteve të shumta, Reyes vdiq të dielën në Los Angeles, Kaliforni, pas një beteje me kancerin. Detaje shtesë nuk janë konfirmuar.

Në një deklaratë nga familja, e marrë nga CBS News, los Reyes së fundmi po xhironte për rolin e tij në All American.

Aktori i cili lindi në Porto Riko dhe u rrit në Las Vegas - u transferua në Los Anxhelos në vitet '80 për të ndjekur aktrimin. Ai e filloi karrierën e tij në vitin 1994, kur luajti Pedro Quinn në produksionin jashtë Broadway të Blade tot heat, i ndjekur nga roli i Ferdinandit në prodhimin e George C. Wolfe-it.

Los Reyes ishte i njohur për rolin e tij  në One Life to Live nga 1995 deri në 2009. Aktori luajti në serial së bashku me gruan e tij, Sherri Saum.

Përveç seriali, los Reyes interpretoi personazhin Raul Menendez në Call of Duty: Black Ops II. Ai u shfaq gjithashtu në Sleepy Hollow, All American dhe The Rookie. Kreditë e tij të filmit përfshinin Nixon, Salt dhe The Cell. Sipas IMDB-së së tij, ai do të shfaqej në serialin Daredevil të Marvel dhe në Washington Black të Hulu.

Kamar ka lënë pas gruan e tij, Saum, dhe binjakët e tyre nëntë vjeçarë, Michael dhe John. Ai është gjithashtu babai i Caylen, 26 vjeç, të cilin e kishte nga një lidhje e mëparshme./Lapsi.al

Të këshilluara

Princ Harry së shpejti një libër të ri

Princi Harry thuhet se është duke punuar në publikimin e një libri të ri, por ai nuk do të jetë si "Spare". Kujtimet shpërthyese të cilat u publikuan në jana...

19:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI