Flash

Lynne Spears mohon akuzat e Britney

Lapsi.al 10 November 2023
Lynne Spears mohon akuzat e Britney

Lynne Spears po mbyll një nga shumë pretendimet e bëra në kujtimet e vajzës së saj Britney Spears.

Artistja shkroui se familja e saj kishte "hedhur shumë" sende personale që ajo kishte ruajtur në shtëpinë e nënës së saj ndërsa ajo ishte në një institucion të shëndetit mendor në fillim të vitit 2019.

Britney tha se ajo vuri re sendet – duke përfshirë “kukullat e Madame Alexander  që ajo kishtembledhur si vajzë”,dhe një libërplot me poezi që kishin kuptim të vërtetë për të" –i kishin hedhur kur ajo shkoi në shtëpi në Luiziana në 2020 gjatë pandemisë COVID-19.

“Kur pashë raftet bosh, ndjeva një trishtim të madh. Mendova për faqet që kisha shkruar me lot. Unë kurrë nuk kam dashur t'i botoj ato apo diçka të tillë, por ato ishin të rëndësishme për mua”, shkroi fituesja e Grammy, 41 vjeç. “Dhe familja ime i kishte hedhur në plehra, ashtu siç më hodhën mua”.

 

Por Lynne, 68, shkoi në Instagram të enjten për të ndarë një seri fotosh që tregonin një fletore të zezë  në një shtrat dhe disa kukulla.

"@britneyspears nuk jam e sigurt se kush të tha se i hoqa qafe kukullat dhe ditarët e tu, por nuk do ta bëja kurrë këtë!" shkroi ajo. "Kjo do të ishte mizore sepse e di se sa shumë do të thotë për ty."

“Sigurisht që i kam akoma gjërat e tua dhe jam e lumtur t'i dërgoj ato nëse dëshiron,” përfundoi Lynn."Të lutem më kontakto dhe kuptoje sa shumë të dua!"/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Megan Fox flet për librin e saj me poezi

Megan Fox rishikon marrëdhëniet traumatike të së kaluarës në librin e saj të ri me poezi - por thotë se nuk po përpiqet të dëmtojë njeri. Aktorja u shfaq në ...

15:40

Katy Perry fiton padinë për shtëpinë

Pjesa e parë e betejës së Katy Perry-t për rezidencën prej 15 milionë dollarësh në Montecito që ajo bleu si një shtëpi familjare për të dhe të fejuarin Orlando ...

14:30

Zbulohet tema e Met Gala 2024

E hëna e parë e majit është një nga ngjarjet më të mëdha të modës të vitit dhe Vogue zbuloi të mërkurën (8 nëntor) temën e Met Gala 2024. Tema, Sleeping Beua...

10:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI