Flash

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Sharon Stone akuzon ish drejtuesin e Stone për ngacmim se*sual

Lapsi.al 9 November 2023
Sharon Stone akuzon ish drejtuesin e Stone për ngacmim se*sual

Sharon Stone, e njohur për rolet e saj ikonë në filma si "Basic Instinct" dhe "Casino", foli së fundmi për një ngacmimit se*sual me të cilin u përball në fillimet e karrierës së saj.

Në një intervistë në podcast të Kelly Ripa-s "Let's Talk Off Camera", Stone zbuloi se një ish-drejtues i Sony iu ekspozua asaj gjatë një takimi në vitet 1980.

Stone kujtoi emocionin që ndjeu kur u ftua të takonte kreun e Sony.  Megjithatë, emocioni i saj u shndërrua shpejt në shok kur ekzekutivi bëri komente të papërshtatshme për pamjen e saj dhe më pas iu ekspozua asaj.

Stone,e cila ishtee re në atë kohë, reagoi me një përzierje të qeshura dhe lotësh. Ajo shpjegoi: "Sigurisht që isha shumë e re dhe çfarë bëj kur jam nervoze... Fillova të qeshja dhe të qaja në të njëjtën kohë dhe nuk mund të ndaloja sepse u bëra histerike". Aktorja zbuloi se ai më pas u largua, duke e lënë atë të hutuar dhe të traumatizuar.

Ky incident nuk ishte i vetmi për Sharon. Ajo pranoi se ishte vetëm një nga shumë përvojat e çuditshme që kishte hasur gjatë gjithë karrierës së saj. Megjithatë, ajo shprehu gatishmërinë e saj për të pranuar falje nga ata që e kishin keqtrajtuar. Aktorja deklaroi: "Unë gjithmonë do të pranoj faljen... Për ata që nuk kërkojnë falje, mesazhi im është i qartë: "Mos u ul më kurrë pranë meje"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Katy Perry fiton padinë për shtëpinë

Pjesa e parë e betejës së Katy Perry-t për rezidencën prej 15 milionë dollarësh në Montecito që ajo bleu si një shtëpi familjare për të dhe të fejuarin Orlando ...

14:30

Zbulohet tema e Met Gala 2024

E hëna e parë e majit është një nga ngjarjet më të mëdha të modës të vitit dhe Vogue zbuloi të mërkurën (8 nëntor) temën e Met Gala 2024. Tema, Sleeping Beua...

10:32

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33