Flash

SAG-AFTRA miraton marrëveshjen për t'i dhënë fund grevës

Lapsi.al 9 November 2023
SAG-AFTRA miraton marrëveshjen për t'i dhënë fund

Sindikata e aktorëve amerikanë SAG-AFTRA ka rënë dakord për një "marrëveshje tentative" me drejtuesit e studiove të Hollivudit për t'i dhënë fund një greve historike 118-ditore.

Në një njoftim të mërkurën, sindikata tha se greva më e gjatë në historinë e tij do të përfundojë në orën 12:01 të mëngjesit  pas një "votimi unanim".

Sindikata, e cila përfaqëson rreth 160,000 anëtarë të industrisë, ka qenë në grevë që nga 14 korriku duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në prodhimet e Hollivudit.

Marrëveshja vjen pasi komiteti negociues i sindikatës kaloi ditë të tëra duke diskutuar mbi disa pika që i konsideronte "thelbësore", duke përfshirë inteligjencën artificiale.

Ai pasoi një ofertë "të fundit, më të mirë dhe përfundimtare" nga Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP) - grupi që përfaqëson studiot, shërbimet e transmetimit dhe prodhuesit në negociata.

Marrëveshja paraprake do të shkojë në bordin kombëtar të Sag-Aftra të premten "për shqyrtim", njoftoi sindikata.

Gjatë gjithë grevave, aktorët e Hollivudit duke përfshirë fituesin e çmimit Oscar Jamie Lee Curtis, regjisoren amerikane Olivia Wilde dhe  Jason Sudeikis, kanë qenë të prirur të tregojnë solidaritetin e tyre.

Në Instagram, Curtis shkroi: "Këmbëngulja shpërblehet!" pas lajmeve se ishte arritur një marrëveshje./Lapsi.al

Të këshilluara

Zbulohet tema e Met Gala 2024

E hëna e parë e majit është një nga ngjarjet më të mëdha të modës të vitit dhe Vogue zbuloi të mërkurën (8 nëntor) temën e Met Gala 2024. Tema, Sleeping Beua...

10:32

Detaje nga romanca e re Sofia Vergara

Thuhet se Sofía Vergara tashmë po “bie” në dashuri me kirurgun ortoped Justin Saliman, me të cilin filloi të takohej pas ndarjes nga Joe Manganiello. “Sofia ...

11:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI