Flash

Britney Spears pranon tradhëtinë ndaj Justin Timberlake

Lapsi.al 19 October 2023
Britney Spears pranon tradhëtinë ndaj Justin Timberlake

Britney Spears thuhet se ka pranuar se ka tradhtuar Justin Timberlake me balerinin dhe koreografin Wade Robson në kujtimet e saj të reja.

Këngëtarja e "Toxic" shkruan për një flirt të shkurtër me Robson, i cili më vonë u bë i famshëm pas aluzave ndaj Michael Jackson për abuuzim seksual, raportoi të mërkurën US Sun.

“Ne ishim jashtë një natë dhe shkuam në një bar spanjoll. Unë u putha me të atë natë,” tregon ajo në “The Woman in Me”, e cila do të dalë më 24 tetor.

Spears shkruan se ajo dhe këngëtari i "Mirrors" "ranë dakord të kalonin" tradhtinë duke pasur parasysh vitet që ajo ishte "besnike ndaj Justin" dhe "kishte sy vetëm për të".

Këngëtarja gjithashtu pretendon se Timberlake e tradhtoi atë me "një tjetër personazh të famshëm", për të cilin shumë fansa besonin se ishte këngëtarja Nicole Appleton.

Paparazzi e kapi Timberlake me Appleton, e cila ishte pjesë e grupit të vajzave angleze All Saints, ndërsa po shkonin në hotelin e tij në Londër pas një nate në 2000.

Një copëz gazete e vjetër, të cilën fansat e kanë rishfaqur në mediat sociale, tregon si Timberlake, atëherë 19 vjeç dhe Appleton, atëherë 25 vjeç, u fotografuan në sediljen e pasme të një makine në një përpjekje të pasuksesshme për t'u fshehur nga paparacët.

Thuhet se Spears nuk e përmend emrin e këngëtares pasi ajo tani është "e martuar me fëmijë". Appleton ndan djalin Gene, 22 vjeç, me ish-burrin e saj, frontmenin e Oasis Liam Gallagher dhe vajzën Skipper, 3 vjeç, me bashkëshortin e saj aktual, Stephen Haines./Lapsi.al

Të këshilluara

Jada Pinkett: Dua të rikthehem me Will

Jada Pinkett Smith tha se ajo është e përqendruar në "shërimin e marrëdhënies" me "partnerin e saj të jetës" Will Smith. Aktorja e "Girls Trip" javën e kalua...

14:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI