Flash

Regjisori i "Deadpool 3" flet për pjesëmarrjen e Swift në vazhdim

Lapsi.al 18 October 2023
Regjisori i "Deadpool 3" flet për pjesëmarrjen e Swift

Regjisori i "Deadpool 3", Shawn Levy më në fund i është përgjigjur aludimeve të fundit se Taylor Swift mund të shfaqet në vazhdimin e filmit.

Filmi superhero, me protagonist Ryan Reynolds, si personazhi titullar, është një nga filmat e ardhshëm më të pritur nga Universi Kinematik i Marvel për shkak të përfshirjes së Hugh Jackman, 54 vjeç, si Wolverine.

Por filmi, i cili po prodhohet nga Marvel Studios dhe Maximum Effort, po merr edhe më shumë vëmendje për shkak të thashethemeve se Swift, ndoshta mund t'i bashkohet gjithashtu kastit. Fansat kanë spekuluar se këngëtarja e "Karma" mund të bëjë një skenë si superheroi Dazzler.

Ndërsa roli në dukje është i përsosur për ikonën e popit, Levy po e mban të fshehtë përfshirjen e mundshme të saj në film.

""Asnjë koment", shpjegoi Levy në një intervistë me The Wrap. “Kjo ka të bëjë me Taylor-in. Dhe është e lidhur me MCU. Ju do të duhet të prisni dhe të shihni.”

Thashethemet u nxitën edhe më shumë  pasi Levy, Jackman, Reynolds dhe Swift u fotografuan të gjithë së bashku duke parë Kansas City Chiefs dhe New York Jets duke luajtur në stadiumin MetLife në New Jersey më 1 tetor.

"Meqë ra fjala, është pothuajse dëshpëruese," tha producenti kanadez i filmit për Variety . "Unë mund të bëj 50 filma dhe shfaqje të tjera hit dhe do të njihem ende si djali me xhaketë kportokalli që shkon në lojën Chiefs-Jets me Taylor dhe të tjerët."

Ndërsa "Deadpool 3" është planifikuar të dalë në kinema më 3 maj 2024, greva e vazhdueshme SAG-AFTRA, mund të shkaktojë një vonesë./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Arrestohet reperi Tekashi 6ix9ine

Reperi Tekashi 6ix9ine u arrestua të dielën në Republikën Domenikane pasi u akuzua se kishte goditur producentët e muzikës, raporton TMZ. Gazeta pretendon se...

17:00

Kur do të nis Big Brother Vip 3

Kur do të nis Big Brother Vip 3. Përgatitjet për “Big Brother Vip 3” kanë nisur, ndonëse një datë fikse për fillimin e këtij reality-show nuk ka. E sinjalin ...

13:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI