Flash

Justin Timberlake i shqetësuar për librin e Britney Spears

Lapsi.al 17 October 2023
Justin Timberlake i shqetësuar për librin e Britney Spears

Justin Timberlake është "i shqetësuar" për kujtimet e ardhshme të ish-të dashurës së tij Britney Spears, thonë burime të shumta ekskluzivisht për Page Six.

“Ai është shumë kurioz se çfarë do të zbulojë ajo nga lidhja e tyre”, shpjegon një burim.  Ish-çifti pati një ndarje të komentuar në vitin 2002 pas tre vitesh lidhje.

Në atë kohë, Timberlake  ndau gjatë një interviste me Barbara Walters se kishte bërë një pakt me Spears për të mos “thënë konkretisht pse” ata shkuan në rrugë të ndara.

Por kur nisën aludimet se Britney e kishte tradhtuar atë, artisti nuk u përpoq të mbronte atë. "Sinqerisht, ne nuk jemi perfekt," tha ai. "Unë nuk gjykoj askënd."

Spears gjithashtu nxiti spekulimet kur Diane Sawyer e pyeti  se çfarë kishte bërë gabim në marrëdhënien e tyre. "Unë mendoj se të gjithë kanë një anë të historisë së tyre," tha ajo për ish-in e saj duke lënë të kuptohet se kishte qenë jobesnike. .

Dyshja publikuan gjithashtu këngë dedikuar ndarjes në atë kohë. Pasi anëtari i *NSYNC publikoi  këngën e tij "Cry Me a River",aktorja e  "Crossroads" u përgjigj me "Everytime"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kur do të nis Big Brother Vip 3

Kur do të nis Big Brother Vip 3. Përgatitjet për “Big Brother Vip 3” kanë nisur, ndonëse një datë fikse për fillimin e këtij reality-show nuk ka. E sinjalin ...

13:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI