Flash

Dafina Zeqiri sqaron dramat e ditëve të fundit

Lapsi.al 18 October 2023
Dafina Zeqiri sqaron dramat e ditëve të fundit

Krahas shumë projekteve muzikore dhe suksesit në artin e saj, Dafina Zeqiri ka qenë kryefjalë e mediave kohët e fundit edhe për disa ‘drama’ showbizi.

E si duket nisur nga kjo, si shumë personazhe publike së fundmi, këngëtarja krijoi kanalin e saj ‘broadcasting’ në Instagram, për të qenë me afër me fansat e saj siç shprehet vetë Dafina. Dhe gjejeni pak si ja vendosi emrin: “Dramat”.

Tema e parë e diskutimit?

“A mendon që duhesh t’i arsyetosh njerëzve pse e ke bërë unfollow? Edhe pse je fytyrë publike? Ka gjëra që nuk shfaqen publikisht, se ti prapë e mban private!”

Edhe pse e kanalizoi diskutimin si një temë e përgjithshme, pa përmendur emra, ajo është diskutuar për hejqne nga Instagrami të Dj Geek, Beatrix Ramosaj, Ledri Vula dhe Sara Hoxha e së fundmi bashkëpunëtorit të saj të ngushtë Akil Beqiri.

Përsa u përket reagimeve në rrjete sociale (ndoshta i referohet atyre kundrejt Sarës dhe Ledrit), Dafina u shpreh përmes një mesazhi audio:

“Mos harroni që ne që jemi figura publike, tani po flas për veten time. Kur kthehem në shtëpi, kur vij të fle, kam dhe unë hallet e mia, kam nënën pa qejf, e kam të sëmurë, kam mendime për gjëra të tjera edhe është shumë vështirë ndonjëherë të mos reagosh kur ndodhin këto gjëra, sidomos publikisht, për të cilat ti e di që nuk janë të vërteta. Ti e di se çfarë qëndron mbrapa asaj, çfarëdoqoftë, dhe është goxha e vështirë të përmbahesh dhe të mos reagosh.

Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën, por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës.

Kështu që kam vendosur që t’ia lë kohës dhe të vazhdoj rrugëtimin tim...me gjërat që di të bëj më mirë dhe kjo është muzika".

Të këshilluara

Arrestohet reperi Tekashi 6ix9ine

Reperi Tekashi 6ix9ine u arrestua të dielën në Republikën Domenikane pasi u akuzua se kishte goditur producentët e muzikës, raporton TMZ. Gazeta pretendon se...

17:00

Kur do të nis Big Brother Vip 3

Kur do të nis Big Brother Vip 3. Përgatitjet për “Big Brother Vip 3” kanë nisur, ndonëse një datë fikse për fillimin e këtij reality-show nuk ka. E sinjalin ...

13:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI