Flash

Travis Kelce flet për takimin e babit të tij Me Taylor Swift

Lapsi.al 18 October 2023
Travis Kelce flet për takimin e babit të tij Me Taylor Swift

Travis Kelce ka folur së fundmi për takimin e babait të tij me Taylor Swift.

Në episodin e fundit të podcast-it të tyre New Heights, Travis Kelce dhe Jason Kelce ndanë një përvojë zbavitëse që përfshin të dashurën e përfolur të Travis, Taylor Swift, duke biseduar me babanë e tyre gjatë transmetimit të futbollit të së enjtes mbrëma.

Këngëtarja ishte e pranishme në lojën Kansas City Chiefs kundër Denver Broncos, duke nxitur më tej spekulimet për marrëdhënien e saj me Travis.

Përveç komunikimit me mamanë e tij, Donna Kelce (a.k.a. Mama Kelce), në Arrowhead Stadium, artistja  u pa gjithashtu duke biseduar me babain e tij, Ed Kelce.

Jason vendosi skenën, duke thënë: "Nëse po e shikonit ndeshjen, keni parë diçka të rëndësishme që po ndodhte, që ishte Taylor Swift duke folur me Ed Kelce." Dy vëllezërit, të cilët njihen për shakatë e tyre në podcast, nuk mund të mos qeshnin për situatën.

Travis tha: "Po, Taylor duke folur me babin, ju tashmë e njihni babin,  ishte një situatë e frikshme. U ndjeva tmerrësisht keq  për Taylor."

Megjithatë, vëllezërit Kelce nxituan ta lavdërojnë babin e tyre. Travis theksoi, "Babai ynë është babai më i mirë në botë; ai është një bashkëbiseduesi shkëlqyeshëm”.

Jason shtoi, "Ishte bukur sepse mamaja po merrte mjaft vëmendje, kështu që ishte mirë ta shihje babin në televizor për pak."

Taylor bëri bujë muajin e kaluar kur ajo ndoqi ndeshjen e Travis kundër Chicago Bears, madje e ulur pranë Donës gjatë gjithë ndeshjes.

"Ishte e mrekullueshme se si të gjithë në suitë nuk kishin asgjë tjetër veçse gjëra të shkëlqyera për të thënë për të. E dini, miqtë dhe familja.”, u shpreh Kelce./Lapsi.al

Të këshilluara

Jada Pinkett: Dua të rikthehem me Will

Jada Pinkett Smith tha se ajo është e përqendruar në "shërimin e marrëdhënies" me "partnerin e saj të jetës" Will Smith. Aktorja e "Girls Trip" javën e kalua...

14:07

Arrestohet reperi Tekashi 6ix9ine

Reperi Tekashi 6ix9ine u arrestua të dielën në Republikën Domenikane pasi u akuzua se kishte goditur producentët e muzikës, raporton TMZ. Gazeta pretendon se...

17:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI