Flash

Debate mes JLo dhe Ben Affleck, shkak aktorja?

Lapsi.al 1 October 2023
Debate mes JLo dhe Ben Affleck, shkak aktorja?

Gjërat me sa duket u tensionuan mes Jennifer Lopez-it dhe Ben Affleck-ut, ndërsa të dy udhëtonin me makinë nëLos Angeles të premten.

Në fotot e marra nga Page Six,  këngëtarja e "Jenny From the Block" shikonte me zemërim përpara ndërsa aktori i fliste asaj. Një tjetër foto tregonte Lopez duke vështruar Affleck-un ndërsa ai vazhdonte të fliste.

Ndërsa është e paqartë se çfarë mund të kenë diskutuar të dy,Affleck kohët e fundit është komentuar në media pasi ka ndarë një moment intim në makinën e tij me ish-gruan Jennifer Garner dhe një nga vajzat e tyre. Siç ishte raportuar më parë nga Page Six, aktorja e "Alias", u fotografua në fillim të këtij muaji duke përqafuar aktorin.

Ish-ët kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore bashkëprindërore që nga ndarja e tyre në 2015. Ben  vazhdoi me Lopez, me të cilën u  martuarnë korrik 2022, ndërsa Garner po takohet me biznesmenin John Miller.

Sa i përket mënyrës sesi të tre po bashkëpunojnë së bashku për fëmijët e tyre, një burim i tha Daily Mail se Affleck është shumë më "i shëndetshëm" tani që ai është me Jennifer. Insajderi gjithashtu deklaroi se aktoret  shkojnë mirë dhe se fëmijët e tyre "e duan njëri-tjetrin". “Është vërtet një situatë shumë e lumtur bashkëprindërimi”, shtoi burimi./Lapsi.al

Të këshilluara

Shakira nderohet nga Spotify

Spotify nderoi së fundmi Shakiran - e cila është artistja latine nr. 1 më e transmetuar në historinë e Spotify - me ditën e saj të veçantë dhe e shpalli atë si ...

10:28

Sophie Turner publikon letrën e Joe Jonas

Sophie Turner zbuloi në dokumentet e gjykatës të depozituara në fillim të kësaj jave se Joe Jpnas dikur fantazoi për një të ardhme së bashku me vajzat e tyre në...

10:03

Del në ankand kapela ikonë e Michael Jackson

Kapela ikonë e Michael Jackson të cilin ylli i ‘hip-hop’ e mbajti në performancën e parë historike të kërcimit “Moonwalk” është hedhur në ankand me një ofertë ...

19:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI