Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis shfaqen në publik pas kritikave

Lapsi.al 29 September 2023
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis shfaqen në publik pas kritikave

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis u shfaqën për herë të parë në publik pas dërgimit të letrave mbështetëse për aktorin e dënuar Danny Masterson.

Kunis dhe Kutcher – të cilët të dy luajtën në “That ’70 Show” me Masterson – me sa duket po përpiqeshin të shmangnin paparacët teksa mbanin kokën ulur.

Dalja publike vjen vetëm disa javë pasi Kutcher dhe Kunis morën reagime për lavdërimin e karakterit të Masterson në një përpjekje për të ulur dënimin e tij. Aktorët shkruan letra për "ndikimin pozitiv" të tij  në jetën e tyre përpara se ai  të dënohej me 30 vjet për përdh*nimin e dy grave në vitin 2003.

Pasi letrat u publikuan në media, Kutcher dhe Kunis kërkuan falje në një video të shpërndarë në Instagram më 9 shtator. Në klip, aktorët pretenduan se "mbështesin viktimat" dhe se deklaratat e tyre "nuk ishin shkruar për të vënë në dyshim legjitimitetin e sistemit gjyqësor ose vlefshmërinë e vendimit të jurisë". Ata gjithashtu vunë në dukje se letrat e tyre ishin "të destinuara për gjyqtarin" - jo për publikun.

Menjëherë pas kësaj, Kutcher dha dorëheqjen edhe nga organizata kundër trafikimit se*sual që ai bashkëthemeloi me ish-bashkëshorten Demi Moore.

“Pasi unë dhe gruaja ime kaluam disa ditë dëgjimi, reflektimi personal, mësimi dhe bisedash me të mbijetuarit dhe punonjësit në Thorn, kam vendosur që  të jap dorëheqjen si Kryetar i Bordit. ”, shkroi Kutcher në memon e shpërndarë publikisht më 15 shtator. “Nuk mund të lejoj që gabimi im në gjykim të shpërqendrojë përpjekjet tona dhe fëmijët që u shërbejmë.”

Masterson ndan vajzën 9-vjeçare Fianna me, Bijou Phillips, e cila bëri kërkesë për divorc pas dënimit të aktorit./Lapsi.al

Të këshilluara

NSYNC publikon këngën e parë pas 20 vitesh

NSYNC publikoi sot këngën e tyre të parë pas 20 vitesh, "Better Place". Kënga është paraqitur në kolonën zanore për filmin e ardhshëm të Timberlake, Dreamwor...

16:30

Britney Spears reagon pas videos shqetësuese

Britney Spears u tha së fundmi fansave se nuk kanë asgjë për t'u shqetësuar pasi policia kreu një kontroll shëndetësor pas vidoeve të  saj të fundit me thikë. ...

13:50

E famshmja e Only Fans pjesë e Love Island

Vilës së “Love Island Albania” iu shtua një konkurrente e re bjonde, që trazoi paksa ujërat sidomos mes një çifti. Erida zgjodhi një takim romantik me Haris,...

11:41

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33