Flash

Incidenti i sikletshëm në shfaqjen e Kelly Clarkson

Lapsi.al 29 September 2023
Incidenti i sikletshëm në shfaqjen e Kelly Clarkson

Kelly Clarkson u largua nga skena në panik pasi pësoi një mosfunksionim të garderobës  gjatë një shfaqjeje në Minesota.

Këngëtarja po këndonte këngën e saj "Catch My Breath" në një koncert të fundit kur filloi me nervozizëm të rregullonte fustanin e zi, sipas pamjeve të fansave të postuara në Twitter.

“A jam mirë? Prit, duro! A duhet ta rregulloj?” Clarkson e pyeti grupin e saj, pasi ata papritmas ndaluan së luajturi.

Prezantuesja e "Kelly Clarkson Show" më pas ngriti dorën dhe i thirri audiencës: "Unë mendoj se më duket gjoksi!" përpara se të dilte nga skena për të rregulluar shpejt veshjen e saj.

Pavarësisht situatës, Clarkson u kthye në skenë për të kënduar disa nga hitet e saj më të mëdha, duke përfshirë "Miss Independent" dhe "Because Of You". Ajo gjithashtu i kërkoi falje fansave të saj në fund të natës, duke u thënë të pranishmëve: “Faleminderit shumë! Më vjen keq për shfaqjen. Kalofshi një natë të mirë, të gjithë!”

Artistja aktualisht po shijon beqatrinë pas divorcit nga Brandon Blackstock.

Clarkson – e cila ndan vajzën River Rose, 9 vjeç dhe Remington Alexander, 7, me Blackstock – zbuloi në fillim të këtij muaji se ajo definitivisht nuk është gati të ketë një romancë dashurie. “A kam të dashur? Jo! Dhe nuk jam duke kërkuar.E di pse? Më pëlqen të jem beqare”, ndau ajo me fansat e saj gjatë një Live në Instagram më 22 shtator./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Britney Spears reagon pas videos shqetësuese

Britney Spears u tha së fundmi fansave se nuk kanë asgjë për t'u shqetësuar pasi policia kreu një kontroll shëndetësor pas vidoeve të  saj të fundit me thikë. ...

13:50

E famshmja e Only Fans pjesë e Love Island

Vilës së “Love Island Albania” iu shtua një konkurrente e re bjonde, që trazoi paksa ujërat sidomos mes një çifti. Erida zgjodhi një takim romantik me Haris,...

11:41

Gwen Stefani rikujton ndarjen nga muzikanti

"Jeta e Gwen Stefaniu shkatërrua" gjatë divorcit të saj nga Gavin Rossdale në 2016. Këngëtarja e “No Doubt” rikujtoi ndarjen “e tmerrshme” në një intervistë ...

14:52

Zbulohet gjendja shëndetësore eSophie Loren

Sophia Loren është duke u rikuperuar  pas operacionit. Aktorja fituese e çmimit Oscar u rrëzua në banjën e shtëpisë së saj në Gjenevë, Zvicër duke pësuar dis...

14:31

Golden Globes shton dy kategori të reja

Golden Globes njoftoi shtimin e dy kategorive të reja: arritjet kinematografike dhe arkeologjike në filma dhe humoristi më i mirë në televizion. Do të ketë t...

14:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI