Flash

Shakira akuzohet sërish për mashtrim tatimor

Lapsi.al 26 September 2023
Shakira akuzohet sërish për mashtrim tatimor

Prokurorët në Spanjë e kanë akuzuar edhe një herë Shakirën për mashtrim tatimor – këtë herë  lidhur me taksat e depozituara për të ardhurat e saj në vitin 2018.

Në një deklaratë të marrë nga Associated Press, prokurorët e Barcelonës akuzuan këngëtaren kolumbiane  se nuk kishte paguar rreth 7.1 milionë dollarë taksa në vitin 2018. Ata gjithashtu vunë në dukje se Shakira ishte informuar për akuzat në qytetin e saj aktual të Miami.

Akuzat e reja vijnë pasi një gjykatë spanjolle tha në korrik se filloi një hetim lidhur me mashtrimin e supozuar për tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi pasurinë e këngëtares në vitin 2018.

Gjykata, e vendosur në Esplugues de Llobregat pranë Barcelonës, hapi një çështje të dytë si rezultat i një ankese të bërë nga Prokurori i Krimeve Ekonomike të Barcelonës në lidhje me dyshimin se Shakira kishte mashtruar agjencinë tatimore, sipas një përkthimi nga media spanjolle El Pais. Një tjetër media lokale, El Periodico, raportoi se zyra e prokurorit paraqiti një ankesë për dy krime të dyshuara tatimore.

Një përfaqësues i Shakira-s i tha PEOPLE në një deklaratë në atë kohë se ajo “ ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin dhe nën këshillën e ekspertëve më të mirë tatimorë. Ajo tani është e fokusuar në jetën e saj si artiste në Miami dhe ka besim se do të ketë një zgjidhje të favorshme për çështjet e saj tatimore./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI