Flash

Ky artist do të performojë në “Super Bowl 2024”!

Lapsi.al 26 September 2023
Ky artist do të performojë në “Super Bowl 2024”!

Artisti i njohur amerikan, Usher është konfirmuar si artisti që do të performojë në shfaqjen e pjesë së parë të “Super Bowl 2024” që do të mbahet në Paradise, Nevada.

NFL, Apple Music dhe Roc Nation e konfirmuan lajmin përmes mediave sociale të dielën (24 shtator) në një video ku shfaqet këngëtari i “Confessions” dhe Kim Kardashian.

“Është një nder i jetës që më në fund të shënoj një performoancë të Super Bowl nga lista ime e dëshirave”, tha Usher në një deklaratë.

“Mezi pres t’i sjell botës një shfaqje ndryshe nga çdo gjë tjetër që ata kanë parë nga unë më parë”, shtoi artisti.

Kjo do të shënojë herën e dytë të Usher që performon në Super Bowl. Në vitin 2011, fituesi tetë herë i çmimit “Grammy” ishte i ftuar gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl XLV të Black Eyed Peas.

Paraqitja e Usher do të pasojë shfaqjen tashmë ikonike të Rihanna-s në Super Bowl 2023, në të cilën ajo befasoi fansat duke njoftuar shtatzëninë e saj të dytë me ASAP Rocky-n.

[caption id="attachment_857844" align="aligncenter" width="940"] INGLEWOOD, CALIFORNIA: (FOR EDITORIAL USE ONLY) In this image released on August 2, Usher performs onstage during a taping of iHeartRadio’s Living Black 2023 Block Party in Inglewood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for iHeartRadio )[/caption]

Të këshilluara

Marrëveshja e Sophie Turner dhe Joe Jonas

Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë rënë dakord që t'i mbajnë përkohësisht fëmijët e tyre në Nju Jork ndërsa po merren me detajet e divorcit të tyre. Sipas doku...

17:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI