Flash

Bashkëshortja e Bruce Willis flet për sëmundjen e aktorit

Lapsi.al 25 September 2023
Bashkëshortja e Bruce Willis flet për sëmundjen e aktorit

Bashkëshortja e Bruce Willis ka dhënë së fundmi intervistën e saj të parë zyrtare televizive ku ka folur për shëndetin e aktorit.

Ish-modelja u shfaq në emisionin “Today” për fillimin e Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Dementinë Frontotemporale. "Dementia është e vështirë," rrëfeu Heming, për bashkëprezantuesin, Hoda Kotb.

“Është e vështirë për personin e diagnostikuar, është gjithashtu e vështirë për familjen. Dhe kjo nuk është ndryshe për Bruce, as për mua, as për vajzat tona. Kur thonë se kjo është një sëmundje familjare, është me të vërtetë.”

Në mars 2022, familja e tij zbuloi publikisht se ai ishte diagnostikuar me afazi, një gjendje që ndikon në aftësitë e komunikimit të një personi. Willis gjithashtu u largua nga aktrimi në atë kohë. Më pas, në shkurt 2023, familja zbuloi se gjendja e tij kishte "përparuar" dhe se ai ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale. Heming shtoi  se të mësuarit e diagnozës së aktorit të "Die Hard" "ishte bekim dhe mallkim".

Ajo shpjegoi, “Për të kuptuar më në fund se çfarë po ndodhte, në mënyrë që të mund të pranoja atë që është. Kjo nuk e bën më pak të dhimbshme, por thjesht të qenit … në dijeni të asaj që po ndodh me Bruce-in e bën pak më të lehtë.” Ish modelja, e cila ndan vajzat Mabel, 11 dhe Evelyn, 9, me aktorin, tha se diagnoza e Willis po "i mëson atyre kaq shumë - si të duan, si të kujdesen dhe është një gjë vërtet e bukur mes trishtimit".

Emmadhe Bruce u martuan në mars 2009 përpara se të rinovonin betimet e tyre në 2019.Aktori ishte i martuar me gruan e tij të parë, aktoren 60-vjeçare Demi Moore, nga nëntori 1987 deri në tetor 2000. Ata janë prindër të vajzave Rumer, 34, Scout, 32 dhe Tallulah, 29 vjeç.

Të këshilluara

Marrëveshja e Sophie Turner dhe Joe Jonas

Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë rënë dakord që t'i mbajnë përkohësisht fëmijët e tyre në Nju Jork ndërsa po merren me detajet e divorcit të tyre. Sipas doku...

17:25

Miley Cyrus befason fansat me look-un e ri

Miley Cyrus , i është rikthyer ngjyrës natyrale të flokëve. Këngëtarja debutoi të dielën në Instagramin e saj flokët ngjyrë kafe të errët, ndërsa përgëzoi st...

15:19

Sophia Loren shtrohet në spital

Sophia Loren thuhet se u shtrua në spital gjatë fundjavës. Aktorja i është nënshtruar një operacioni urgjent të dielën pasi pësoi lëndime teksa u rrëzua në s...

14:33

Miley Cyrus rikthehet 10 vite pas

Ylli i ‘pop-it’ Miley Cyrus ka rikthyer ‘look-un’ e para 10 viteve dhe duket një yll. Në disa foto të postuara në rrjete sociale Miley shfaqet me flokët kaf të ...

16:34

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33