Flash

Chris Evans martohet me Alba Baptista

Lapsi.al 11 September 2023
Chris Evans martohet me Alba Baptista

Chris Evans  u martua me Alba Baptista gjatë fundjavës, ka mësuar Page Six.

Çifti u kurorëzua në një ceremoni intime që u zhvillua në Massachusetts në shtëpinë e tyre në zonën e Bostonit.

Një person i brendshëm tha se dasma ishte me shumë rregull", pasi të ftuarit nënshkruan NDA dhe telefonat u konfiskuan.Lista e të ftuarve përfshinte disa nga bashkë-yjet e aktorit në Marvel, duke përfshirë Robert Downey Jr., Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner.

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në nëntor 2022, kur një burim i tha People se ishin në lidhje për "mbi një vit". "Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur," tha burimi i brendshëm, duke e quajtur tashmë marrëdhënien e tyre "serioze" në atë kohë. “Familja dhe miqtë e tij të gjithë e adhurojnë atë.” Vetëm disa orë pasi u publikua lajmi, çifti u pa të kapur për dore gjatë një shëtitje në Central Park.

Ndërsa karriera e suksesshme e Evans si një aktori vjetër i Marvel-it ka garantuar vlerësimet e tij, Baptista   njihet për rolin e saj në “Mrs. Harris Goes to Paris” dhe ka fituar çmime për punën e saj, duke përfshirë çmimin “European Shooting Star Award” në Festivalin e Filmit në Berlin dhe një çmim për Aktoren më të Mirë në Festivalin Ibérico de Ciné për rolin e saj në filmin e shkurtër “Miami”. Ajo u emërua gjithashtu 10 yjet më të mirë të Breakout të 2020 nga IMDb./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Haris Namani rikthehet në Love Island Albania

Ylli i Love Island, Haris Namani është në kërkim të një tjetër histori dashurie pasi është zbuluar se do të hyjë në vilë për versionin shqip të spektaklit. S...

08:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI